Njoftime të rëndësishme

Njoftohen prindërit dhe mësimdhënësit se  gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor  2024/25 për nxënësit e klasës 1-7  përfundon më 13 qershor, ndërsa për  semimaturantët , mësimi  përfundon më 30 maj 2025.
 Provimet përfundimtare për semimaturantët do të mbahen sipas datave në vijim:
- 23 qershor provimi nga lënda e matematikës;
- 24 qershor provimi nga lënda e gjuhës shqipe;
- 25 qershor provimi nga lënda e zgjedhur. 

Ekskursioni për semimaturantët e shkollës sonë do të bëhet më 31 maj e deri më 1 qershor. 

Nga drejtoria e shkollës.